Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Raporti i OBSH-së për situatën e Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë
Në një raport të situatës së Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar trendin e përhapjes së infeksioneve në rajone të ndryshme.
Sipas këtij raporti, transmetimi i infeksioneve në Shqipëri është përcaktuar si “Clusters of Cases” (grupe rastesh) që në shëndetësi nënkupton një grumbull të infeksioneve me përqëndrim më të lartë vetëm në një ose disa zona të caktuar. Nëse i referohemi statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, zonat me numër më të lartë të të infektuarve aktivë janë Tirana e ndjekur me një diferencë të theksuar nga Durrësi dhe Shkodra.
Përsa i përket Kosovës, raporti i OBSH-së e ka përcaktuar trendin e infeksioneve si “Community Transmission” (transmetim komunitar), pra transmetim që nuk kanjë burim të qartë të vendit të origjinës së virusit në komunitet. Me pak fjalë, është e vështirë të identifikohet se kush infektoi kë.
Në një postim në Facebook, Ilir Alimehmeti – i cili ka shërbyer më parë si koordinator projektesh në zyrat e OBSH-së në Shqipëri, është lektor në Univesitetin e Mjekësisë dhe shërben si komisioner shkencor në Institutin e Shëndetit Publik – shpjegoi:
“Pra, përmes një thjeshtimi epidemiologjik, mund të themi se në gjuhën e semaforit:
E gjelbër – raste sporadoike me Covid-19 ose aspak raste;
E verdhë – Grupe rastesh me Covid-19;
E kuqe – Transmetim komunitar i Covid-19.”
Ai shton se Kosova duhet të tregojë kujdes të madh sepse situata ka dalë jashtë kontrollit epidemiologjik.