Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Reagon Hoti – thotë se nuk e ka shkelur protokollin për vetizolim
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kritikave se ai ka thyer protokollet, duke thënë se ai ishte testuar të dielen pasdite dhe menjëherë ishte izoluar.
Ai ka treguar se nuk është që ka pasur ndonjë simptomë, përpos një kolle të lehtë të dielen, për ç’shkak bashkëpunëtorët e rekomanduan të testohej.
“Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi keshtu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka shkruar ai në Facebook.