Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Studimi: Si mund ta shpëtojmë humbjen e shikimit përmes ushtrimeve
Një studim nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Virxhinias zbuloi se stërvitja ndikon në përmirësimin e shikimit. Studimi është kryer në minjë. Minjtë që u ekzaminuan në këtë studim kishin një rrotë në të cilën vraponin me shpejtësi të ndryshme. 45% e tyre arritën të përmirësojnë shikimin përmes ushtrimeve.
Çfarë zbuloi saktësisht ky studim?
Ushtrimet ngadalësojë ose parandalojnë zhvillimin e degjenerimit makular. Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjet. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).
Tani për tani, nuk është plotësisht e qartë saktësisht pse ushtrimet mund të ndihmojë në përmirësimin e shikimit, por shkencëtarët hipotezojnë se rritja e rrjedhës së gjakut në sy gjatë ushtrimeve mund të jetë një nga faktorët e shumtë që ndihmojnë në parandalimin e rritjes së enëve të gjakut. Studiuesit planifikojnë ta hulumtojnë këtë zbulim më tej, me shpresën se ata mund të zhvillojnë një pilulë ose metodë që do t’ju japë përfitimet e stërvitjes pa pasur nevojë të ushtroni pasi që janë zakonisht të moshuarit ata që vuajnë nga degjenerimi makular, shumë prej tyre mund të mos jenë në gjendje të miratojnë një regjim të ri të ushtrimeve që do të rezultojë në këto përfitime pozitive.