Përditësimi i filmit në komunitet nga krijuesi Dan Harmon zbulon se çfarë dëshiron të ndryshojë

BE-ja i dhuron 30 respiratorë Ministrisë së Shëndetësisë
Bashkimi Evropian i ka dorëzuar sot Kosovës një kontingjent prej 30 respiratorësh.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me këtë virus.
Postimi i plotë:
Sot kemi pranuar një kontingjent prej 30 respiratorësh, donacion i Bashkimit Evropian për Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me këtë virus!
Falënderoj Bashkimin Evropian për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Kosovës në luftën kundër pandemisë.
Këto ndihma do të lehtësojë luftën kundër Covid-19 dhe punën e profesionistëve shëndetësorë. Çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim për taksapaguesit evropianë që po e ndihmojnë Republikën e Kosovës.