Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Edhe 13 të vdekur dhe 225 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 13 raste të reja të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë, nga 477 testet e kryera, 225 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit,sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.
IKSHPK bën thirrje sërish për respektim të masave dhe bartje të maskave.