Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj infektohet me koronavirus
Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj ka dal pozitiv me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Zëvendëskryeministri Selmanaj tha se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim.
Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.