Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Haradinaj i pakënaqur me dialogun e udhëhequr nga LDK-ja – Është kthyer në dialog teknik
Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova nuk e ka luksin ta zëvendësojë lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borrell”.
Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj”.
Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet të privatizohet dialogu me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.
Sipas Haradinajt, ai dhe partia e tij janë lënë në terr nga LDK’ja.