Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Hyseni në SHBA bisedon me telefon me ambasadorin Grenell
Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.
Hyseni tha se “amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”.
“Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investuese mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell”, thuhet në një postim që Hyseni e ka bërë në rrjetin social Facebook.
Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin eambasadorit Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.