Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

‘Jam rrit jetim, dhe kurrë nuk jam gëzu’…
Familja nga Ribari i Lipjanit do të bëhet me shtëpi të re, falë Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i shoqatës, Humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku njoftoi se familjes nga Ribari i Lipjanit i’u nis ndërtimi i shtëpisë së re.
Kastrati po ashtu rrëfei edhe fjalët emocionuese të djalit i cili kishte mbetur jetim qysh në moshën 14 vjeçare.
Njoftimi i plotë i Halil Kastratit:
Përhajr nisja e shtëpisë së re
“Jam rrit jetim se më ka vdek nëna kur isha 14 vjeçar, kurr nuk jam gezu, mundohem me ja ngjit dorën babes sepse është i sëmurë edhe unë nuk jam bash mirë”
Naser Ismaili nga fshati Ribar i vogël në komunën e Lipjanit po bëhet me shtëpi të re
I gjetëm me kushte shumë të rënda e me semundje të ndryshme
Bamires Zoti kurr mos ju humbtë!
