
Krijoni vetë produktin që mban larg insektet me këta vajra esencial
Përveç kënaqësië së madhe që na sjell vera, ngritja e temperaturave dhe lagështisë sjell edhe shumë insekte. Ato mund të jenë tejet të bezdisshme sidomos kur flasim për insektet e rrezikshme. Shumë njerëz përdorin preparate kimike kundër insekteve, por përdorimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë dëme për shëndetin. Andaj po ju sjellim disa vajra esencial të cilët i mbajë larg insektet në mënyrë natyrale gjatë sezonit të verës.
Vaj borziloku
Studimet provojnë se vaji i borzilokut është treguar i suksesshëm në mbajtjen larg të mushkonjave dhe marimangave.
Vaj livande
Vaji i livandës mban larg milingonat, mushkonjat dhe ju mbron nga kafshimi i instkteve. Përparësia e këtij vaji ëshë se mban një aromë shumë të mirë prandaj mund ta përdorni lehtësisht.
Vaj limoni
Vaji i limonit mban larg mushkonjat dhe ju shpëton nga kafshimi i tyre.
Vaji mente
i njohur për aromën e fortë të tij, vaji i mentës është shumë efektiv për t’i larguar insektet. Mushkonjat de insektet e tjera fluturuese nuk mund ta përballojnë aromën e fuqishme të mentës.
Vaji i pemës së çajit
Vaji i pemës së çajit është një antibiotik natyral por është gjithashtu i aftë të shtypë rritjen e parazitëve si pleshtat, shushunjat, morrat dhe rriqrat.
Vaji i trumzës
Trumza përmban pesë substanca që luftojnë kundër insekteve të quajtura monoterpene dhe kur ato aplikohen në lëkurë, të gjitha ndihmojnë në largimin e mushkonjave.
Mënyra e përdorimit
Krej çka ju duhet është një shishë e vogël që spërkat, 4 – 5 pika prej ndonjërit nga vajërat dhe pak ujë. Përzini së bashku dhe ju do të fitoni një mbrojtës natyral kundër insekteve. Përbërjen mund ta spërkatni në trupin tuaj (përveç fytyrës) nëse planifikoni të qëndroni jashtë për një kohë të gjatë, apo në ambiente ku doni t’i mbani instktet larg.