Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Krijoni vetë shiritin për flokë
Krijoni vetë shiritin e flokëve nga materialet e vjetra apo ndonjë rrobë që nuk e përdorni më. Është shumë e thjeshtë dhe një ide interesante për të kaluar kohën.

Hapi i parë:
Preni materialin me dimansionet 90cm x 10cm

Hapi i dytë:
Ktheni materialin në anën e kundërt dhe hekurosni anash si në foto 2cm

Hapi i tretë:
Njësoj si me pjesën anash ktheni dhe pjesën sipër për 2cm

Hapi i katërt:
Palosni të dy qoshet në formën e një trekëndëshi siç shihet në foto

Hapi i pestë:
Ktheni materialin në anën tjetër. Ai duhet të duket njësoj si në foto

Hapi i gjashtë:
Për hapin e gjashtë ju duhet edhe një tel i vogël në mënyrë që shiriti të lidhet më lehtë



Hapat e radhës:
Bazohuni në foto vendosni telin e vogël brenda dhe mbylleni materialin me ngjitës.

Produkti final!