Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Nisin hetimet për vdekjen e një të miture në një klinikë private
Policia e Kosovës kakonfirmuar hapjen e hetimeve në lidhje me vdekjen e një vaze të mitur në një klinikë private në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është hapur sot dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është hapur një rast vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.