Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Pacientja me COVID në QKUK tregon si i shpërtheu bombola e oksigjenit
Një pacienteje të infektuar me COVID-19, e cila po trajtohej në Klinikën e Pulmologjisë të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, i ka shpëthyer bombola e oksigjenit.
Ajo për Televizionin Publik ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Pacientja ka thënë se ka pësuar djegie në duar.
“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë porbleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë, janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”.
Sipas saj deri tek ky rast ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale. Ajo bëri thirrje që të rregullohen problemi me oksigjen, pasi po ka vazhdimisht probleme.
“Desha të shkoj për nevoja të mija, duke mos qenë në gjendje pa oksigjen të lëvizim, jam detyruar të blej bocën private dhe në momentin që është dashur ta ndaloj, sistemin e rregullova dhe kam pa që ka eksploduar. Në fakt unë kam mëndu që ka qenë rryma, por kish qenë boca e oksigjenit”, ka treguar ajo.
Probleme me bombola të oksigjenit janë raportuar të kenë pas edhe në Spitalin e Gjakovës, por këto pretendime i ka hedhur poshtë drejtori i këtij spitalit, Hlimi Shala.
Ai mbrëmë për RTK, ka thënë se kanë qenë vetëm disa vizitorë aty të cilët sipas tij kanë tentuar të hynë brenda duke shantazhuar me ndaljen e oksigjenit për pacientët.
“Ne kemi një kontratë me Policinë e Kosovës që asiston deri në ora 12 të natës. Sapo ka shkuar policia, përcjellësit, vizitorët kanë vërshuar spitalin dhe në atë moment kur ka ndërhyrë sigurimi i spitalit ata kanë tentuar me shantazhe gjoja se nuk ka oksigjen, gjoja se do t’ia ndalin pacientëve oksigjenin, kanë tentuar të hyjnë brenda. Kjo ka qenë. Oksigjen ka pasur. Furnizim me oksigjen ka ndodhur, operatori ka sjellë oksigjenin dhe asgjë nuk është e vërtetë që është thënë, ka qenë dezinformoftë”, tha Shala.