
#PrayForAlbania: Ç’po ndodh me zjarret në Shqipëri
Në fund të korrikut, zjarret nisën në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas përfshinë edhe territorin e Bashkisë së Mirditës. Po në fund të korrikut, u raportua se zjarret janë aktive prej ditësh në territorin e Dibrës, duke përfshirë një sipërfaqe prej 150 hektarë pyje dhe kullota.
Po kështu zjarre të përmasave të ngjashme u panë edhe në pyllin me pisha në Gramsh, ndërsa dje, pamjet me dron treguan se pylli i Semanit u përfshi nga flakët. Në Fushë-Krujë raportohen gjithashtu zjarre, në fshatin Kullasë.PYLLI I SEMANIT/@BALKANWEB
Ditën e sotme, zjarret thuhet se po rrezikojnë pyjet pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Zjarri i nisur në malin e Renxhit prej disa ditësh ka gjasë të përfshijë edhe zonën turistike. Të tjera vatra zjarri gjendjen në fshatrat Lekël dhe Hormovë në Tepelenë dhe në pyllin e Sulit në Devoll.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u shpreh se në 7 muaj, janë zbuluar 329 vatra zjarri në gjithë vendin, nga të cilat, 51% janë zbuluar vetëm në muajin korrik.
“Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj. po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare,” tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në Twitter kanë nisur edhe postimet me hashtag #PrayForAlbania. “Ja çfarë po ndodh dhe askush nuk flet,” shkruajnë disa prej tyre.
Burimet: BalkanWeb, Exit.al