Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti
Në pamundësi që të drejtojë Qeverinë nga zyra e tij për shkak të infektimit me COVID-19, kryeministri Avdullah Hoti, ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga shtëpia e tij. Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime mjaftë të rëndësishme, përfshi edhe shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: KRU “Prishtina”, Ndërmarjes Pubnlike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc”, KEK-ut dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren, – borde që ishin emëruar nga Qeveria Kurti.
Përmes një komunikate, Qeveria ka njoftuar se ka emëruar edhe bordet e Përkohshme në këto ndërmarrje. Labinot Dedushi është emëruar në krye të KRU “Prishtinës”, ndërsa drejtorë janë emëruar edhe Agim Miftari, Arlind Haziri e Linda Spahiu. Marigona Handija është emëruar në krye të NPH “Ibër-Lepenci”, ndërsa drejtorë janë emëruar Enver Rrustemi, Dejan Radojkoviq dhe Aferdita Llumnica.
Në krye të KEK-ut është emëruar Hysen Fazliu, e drejtorë Egzon Berisha, Petrit Ibraj e Fatime Grajçevci.
E në krye të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Zambeze Guraziu, derisa drejtorë janë emëruar Edmond Hoxha Mirzet Xhogoviq dhe Agron Shala.
Mbledhja e Qeverisë është mbajtur në formë elektronike pasi kryeministri Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.