Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Shpërthim në një fabrikë kimike në Wuhan, 6 viktima (Video)
6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim në një fabrikë kimike pranë qytetit Wuhan, i njohur vitin e fundit si epiqendra e nisjes së pandemisë së koronavirusit.
Mediat zyrtare kineze kanë publikuar pamjet e zjarrit dhe resë së tymit që shkaktoi shpërthimi në fabrikë. Shkaqet janë ende të paqarta ndërkohë që hetimet vijojnë.
Në vendngjarje shkuan 14 zjarrfikëse dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën pasi 5 persona që ndodheshin në fabrikë rezultojnë ende të humbur.