Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Aksident zinxhiror në Veternik, përfshihen 15 vetura
Në hyrje të Prishtinës, saktësisht në lagjen “Veternik” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa vetura.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 persona.
“Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi Merakli të kerreve në Facebook ka publikuar edhe disa foto nga aksidenti.
Ende nuk dihet nëse ka edhe të lënduar nga ky aksident.


