
Donika Kadaj Bujupi me dy fëmijët rezultojnë pozitiv me COVID-19
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Infeksionit, sipas saj, nuk i kanë shpëtuar as dy fëmijët.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina”, ka shkruar ajo.
“Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme”, ka shkruar Donika Kadaj Bujupi
“Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.