Ministri Selimi i pakënaqur me shefin e tij, kryeministrin Hoti
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ritheksuar dallimet që ekzistojnë brenda koalicionit qeverisës në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. AAK po e kundërshton kryeministrin Avdullah Hoti për formën se si ai i është qasur dialogut, duke lënë anash partitë partnere në koalicion.
Selimi, kishte udhëtuar me Hotin në Bruksel gjatë tëkimit të zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por nuk ishte pjesëmarrës në takim, pasi sipas tij, kryeministri zgjodhi që përballë Vuciqit të dalë me shefen e kabinetit të tij, Ardita Dushin.
“Ne duhet të jemi në dialog. Për cështje ekzkutive e kam shef Hotin, por jam i emëruar i Haradinajt për ta informuar për rrjedhjen e dialogut. Mosprezenca më privon nga informatat për dialogun”, ka thënë ai, për Frontal.
“Me të shkuar atje, ne punuam në pozicionet që ne i kemi. Në bazë të BE’së, takimi ka qenë 1+1. Termet e pjesëmarrjes në dialog i përcakton pala. Vuçiq e ka marrë një person që ka qenë i angazhuar në minimin e ekzistencës tonë. Nga ana jonë, edhe unë edhe përfaqësuesja e Nismës është dashur të jemi aty”, është shprehur Selimi.
“Kanë qenë disa veprime që ne kemi qenë të zëshëm, prej kohës që kemi qenë në Bruksel. Një çështje ka qenë mospjesëmarrja e përfaqësuesve tonë në Bruksel, tjetri ka qenë emërimi i krynegociaotorit [Skender Hysenit]”.
“Hoti e zgjodhi plus 1-shin e tij. Shkoi në takim me shefen e kabinetit të tij”, ka thënë Selimi.
Paraprakisht, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte shprehur mosbesim në Hotin dhe aftësinë e tij për të udhëhequr me dialogun me Serbinë.