Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Rekord të infektuarish dhe 6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 561 teste të dyshuara për Covid-19, prej të cilëve 139 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën.
Doktoresha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se në dy spitale COVID janë të shtruar 110 pacientë, ku 21 ndodhen në terapi intensive dhe 6 në intubim.
Nga fillimi i pandemisë janë kryer 43 764 testime, dhe ndër to 5889 kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Krahas numrave në rritje të të infektuarve, shqetësues mbetet edhe numri i viktimave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri numërohen 182 vdekje nga coronavirus, ndërsa rastet aktive janë 2589.
Autoritetet bëjnë të ditur se Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ndërkohë epidemiologët vijojnë gjurmimin e rasteve të dyshuara, për të bërë shkëputjen e zinxhirit të infektimit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive me COVID-19:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26