Video – Stuhia në jug të Shqipërisë – Një person humb jetën
Policia Kufitare dhe roja bregdetare në Himarë kanë shpëtuar tre shtetas, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det, ndërsa një grua ka humbur jetën. Përpjekjet e Policisë për ta gjetur të gjallë gruan, që u rrëmbye nga dallgët e detit në Himarë kanë rezultuar pa sukses.
Ata kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili nga era e fortë dhe nga dallgët u përmbys në det. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga të mbijetuarit, Fation Resulaj ka folur për mediat, ndërsa tha se gjithçka ka ndodhur brenda dhjetë minutash.