Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

16 të vdekur dhe 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar në 300 numrin e personave që humbën jetën nga ky infeksion. Ndërkohë, brenda 24 orëve, janë testuar 475 mostra prej të cilëve rezultojnë 196 raste të reja pozitive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes, të cilët, sipas IKSHPK-së, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.