
Galaxy Note 20 Ultra ka teknologjinë që shndërron telefonin në çelës dixhital për makinën
Por UWB mund të përdoret edhe për teknologjinë e realitetit të shtuar ose për ta përdorur telefonin si një çelës dixhital për makinën sipas Samsung.
Flagshipi Galaxy Note 20 Ultra është telefoni i parë i Samsung me teknologjinë Ultra-WideBand (UWB) lançuar për herë të parë në iPhone 11.
Me pak fjalë kjo teknologji do të përdoret për funksionin Nearby Share të Google ku telefoni mund të shohë telefonë të tjerë që gjenden pranë siç me këtë teknologji.
Por UWB mund të përdoret edhe për teknologjinë e realitetit të shtuar ose për ta përdorur telefonin si një çelës dixhital për makinën sipas Samsung.
UWB përdor frekuenca të larta deri në 8,250Mhz me sinjale me distancë të shkurtër. Në të njëjtën kohë konsumon shumë pak energji për të mos ngarkuar baterinë.
UWB në Galaxy Note 20 Ultra mund të përdoret për të dërguar të dhëna. Së fundi kjo teknologji mund të përdoret për gjurmim në ambiente të brendshme si përshembull në një supermarket.
Për momentin do të shfrytëzohet vetëm për Nearby Share edhe pse kompanitë sapo kanë filluar të zbulojnë potencialin e saj. /PCWorld Albanian