Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Heronjtë e Bejrutit: Ekipi i parë i zjarrfikësve që shkoi në depo – të gjithë humbën jetën
Bejruti po nxjerr bilancin tragjik të shpërthimit, i cili la pas vetës rreth 140 të vdekur, mujëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Momenti i parë i shpërthimit në depon e kemikaleve, nuk ishte i fuqishëm sikurse shpërthimi i dytë. Një ekip zjarrëfikësisht u nisën menjëherë që t’u dalin në ndihmë punëtorëve të depos për të shuar zjarrin. Por, për pak çaste, aty kishte shpërthyer edhe materia e dytë, që ishte fatale për shumë kë.

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë momentet e fundit të zjarrfikësve, që tentojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejme të zjarrit në depon e 12-të në portin e Bejrutit, vetëm pak momente para shpërthimit të kimikaleve.
Fotografitë e publikuara, i ka konfirmuar Daily Mail. Aty shfaqin zjarrfikësit para dyerve masive të metalit të një depoje me mbishkrim “hyrja nr 12” ku paralajmërohen për kimikalet.

Guvernatori i Bejrutit ka bërë të ditur se ekipi i zjarrfikësve që ishin në port janë zhdukur pas shpërthimit.
E personi që i ka fotografuar zjarrfikësit gjithashtu ka vdekur, e imazhet janë gjetur në telefonin e viktimës.
Fotografitë janë shpërndarë në masë të madhe në profile të ndryshme në Twitter, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nderuar zjarrfikësit e zhdukur.
Fotografitë janë shpërndarë në masë të madhe në profile të ndryshme në Twitter, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nderuar zjarrfikësit e zhdukur. /Telegrafi/

