Wednesday, January 26, 2022

Macron në Bejrut: Situatë e rëndë, duhen zgjidhje të shpejta

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Liban këtë të enjte, vizita e parë e një lideri botëror në Beirut pas shpërthimit që shkatërroi kryeqytetin.

Ai u takua me presidentin libanez Michel Aoun të cilit i siguroi mbështetjen e Francës. Macron vizitoi edhe portin e shkatërruar nga shpërthimi apokaliptik.

Duke folur para kamerave presidenti francez tha se Libani po përballet me krizë politike dhe ekonomike.

“Libani po përballet me krizë politike dhe ekonomike ndaj nevojitet një përgjigje urgjente. Ne duhet të organizojmë mbështetjen shtesë në ditët në vijim, në nivel francez, gjithashtu në niveli evropian. Unë dëshiroj të organizoj bashkëpunim evropian dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Prioritet përball kësaj situate është ndihma dhe mbështetja pa kushte për qytetarët”, tha Macron.

Ai dërgoi edhe një mesazh politik, përgjegjësinë historike nga udhëheqësit e vendit për reforma të shpejta.

“Përtej shpërthimit, ne e dimë që kriza këtu është serioze. Ajo nënkupton përgjegjësi historike nga udhëheqësit në vend. Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktimat e para të së cilës janë populli libanez. Vendi duhet të ecë përpara në reformat, e nëse këto reforma nuk arrihen, Libani do të vazhdojë të vuajë”, theksoi presidenti francez.

Shpërthimi i së martës, është goditja më e fundit në një vend i cili vuante prej kohësh nga kriza ekonomike dhe trazirat politike.

- Advertisment -

Lexoni