
Një grua e vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Mramor të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor, me ç’rast janë lënduar katër persona. Më pas, një grua 82 vjeçare është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga aksidenti.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për një vetaksident, kur vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një përrua.

“Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, theksohet në këtë njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një vetaksident, në fshatin Mramor.