Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Një specie e re misterioze gjendet brenda një kavanozi të qelqit
Një specie e re është zbuluar nga biologu Alec Moore. Ende e panjohur për shkencën ajo qëndroi në muzeun e Vjenës për më shumë se një shekull për t’u zbuluar tani. Kjo specie vjen me nje histori integruese dhe interesante.
“Bota ka një specie të re. Unë dhe kolegët e mi ishin shumë të entuziazmuar për ta njoftuar, por, mjerisht, kjo specie e re – një kushëri i largët i peshkaqenëve – nuk mund të pretendohet të jetë një kafshë veçanërisht spektakolare ose frymëzuese. Është e vogël – në lidhje me madhësinë e një dore të shtrirë – dhe, me sa dimë, e thjeshtë, pa shenja dalluese. Por ajo që është e veçantë për të është se nga erdhi, si arritëm ta zbulojmë – dhe pse nuk mund ta shohim kurrë më.” – kishte thënë Moore.
Interesante për këtë specie është se ajo u gjend në një vend aq popullor siç është muzeu në qëndër të Vjenës ku ajo ishte e futur në një kavanoz qelqi.
Specia e re – që të njihet shkencërisht si Hemitrygon yemenensis – është nga Jemeni, në Gadishullin Arabik dhe vjen me një histori interesante.

Më 1902, një burrë dhe grua austriake – Wilhelm dhe Marie Hein – ishin në qytetin bregdetar të Qishn, për të studiuar gjuhën unike Mehri. Ndërsa ishin nën arrest shtëpie nga sheiku vendas, ata aktivizuan veten e tyre. Marie, përveç që siguroi trajtim mjekësor për vendasit, mblodhi mbi 2,000 ekzemplarë botanikë dhe zoologjikë. Në mesin e këtyre ekzemplarëve gjendeshin edhe dy nga kjo “specie e re” një mashkull dhe një femër. Këto u ruajtën dhe u kthyen në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, ku qëndruan në kavanoz për 115 vjet.
Në një mëngjes të ftohtë të nëntorit, dylli në kavanoz ishte thyer. Moore kishte nxjerr kthetrat e species dhe atë kishte pyetur veten se çfarë kishte zbuluar me të vërtetë. Pastaj kishte filluar puna e fotografive, matjeve dhe vëzhgimeve. Nga krahasimi me speciet e tjera të regjistruara kjo specie e re nuk kishte rezultuar të jetë askund përveç ngjashmërisë me disa specie në Jemen prej nga edhe mendohet se e ka prejardhjen. Ky informacion është publikuar më pas në dokumente shkencore.
Përveç dy ekzemplarëve të muzeut të mbledhur mbi një shekull më parë, kafsha është plotësisht e panjohur për shkencën.