Përditësimi i filmit në komunitet nga krijuesi Dan Harmon zbulon se çfarë dëshiron të ndryshojë

Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, pretendojnë që t’ia kthëjnë “borxhin” Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ndërmarrë nismën për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ngjashëm siç kishte vepruar para pak muajve LDK-ja në raport me Qeverinë Kurti.
Partia më e madhe në vend që është edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje po planifikon ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.
Këtë nismë e ka konfirmuar gjatë një konference për media, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai tha se Vetëvendosje ka filluar tashmë me mbledhjen e nënshkrimeve.
“Nga sot Vetëvendosje nis mbldhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi.
Sipas tij, mocioni mund të mbështetet edhe nga partitë tjera, pasi që për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten të paktën 61 vota për.
Ndërkaq, deputetja Arbërie Nagavci, po ashtu nga Vetëvendosje tha se qeveria është “qeveri jokushtetuese dhe joligjore”.
“Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeverset me duar të pastërta”, tha Nagavci.
“Në mungesë të planifikimit për t’u përballur me pandeminë, kjo qeveri e ka kolapsuar sistetim shëndetësor edhe ashtu të prishtë të vendit tonë. Kemi me dhjetëra raste të vdekjeve në ditë. Nuk ka asnjë plan. Po ashtu nuk ka ndonjë plan për rimëkëmbje ekonomike”, theksoi ajo.
“Punëtorët, bizneset e pjesa më e madhe e qytetarëve po vazhdojnë të vuajnë pasojat e pandemisë. Kjo qeveri po e çon vendin drejt një katastrofe humanitare. Ndaloi vettingun, që nënkupton se nuk duan gjyqësor të pavarur, sepse nuk duan ndryshime, por duan të vazhdojë avazi i vjetër”, tha Nagavci.
Ndër tjera, ajo ndal edhe te negociatat me Serbinë, duke thënë se pavarësisht faktit që nuk ka platformë kjo Qeveri po mundohet të tregojë se po negocion me Serbinë.
“Por, si përfaqësues nxjerr një njeri që nuk ka legjitimitet. Kosova ka pasur gjithmonë nevojë për një Qeveri të mirë, por tash më tepër se kurrë më parë. Një Qeveri që ka dëshmuar se di të udhëheq me duar të pastra, di të menaxhojë me pandemi dhe se interesin publik e ka në rend të parë”, theksoi Nagavci.
E ashpër në raport me Qeverinë Hoti, Lëvizja Vetëvendosje u tregua edhe në lidhje me menaxhimin e pandeminë Covid-19. Sipas VV-së, vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.
Në mars të këtij viti, ish-Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën. Tani Vetëvendosje pretendon që t’ia kthejë me anën e njëjtë të “medaljes”.