
Vrasin taksistin – Dy vëllezër në pranga
Arrestohen dy vëllezer si autor të dyshuar të vrasjes së taksistit Abdullah Budlla në aksin Fushë-Prezë-Rinas pak ditë më parë.
Policia bëri të ditur se janë prangosur Sajmir Shera 32 vjec dhe vëllai i tij Arsil Shera 20 vjec, banues në Rinas.
Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se vëllezerit Shera dhe viktima janë të afërm me njeri-tjetrin.
Vrasja dyshohet se është bërë për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit dhe makinën me të cilën vëllezerit Shera janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Abdullah Budlla 71 vjec u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në afërsi të Rinasit 3 ditë më parë pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
Ai punonte prej kohësh si taksist pa licence në këtë zonë.