Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Tre të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Tre të vdekur dhe 181 raste të reja më COVID-19 në Kosovë, është bilanci i 24 orëve të fundit.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se janë testuar 463 mostra, pret të cilave 181 raste kanë dalë pozitivë në koronavirus.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 9.869 raste pozitive me COVID-19, me gjithsej 303 raste të vdekjeve.
Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 145 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5.480. Kurse aktive janë ende edhe 3.961 raste me COVID-19.
Kurse Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha e në spitalet e Kosovës janë gjithsej të shtrirë 623 pacientë me COVID, prej të cilëve 270 janë në QKUK kurse 353 nëpër spitale rajonale.
Ai tha se 409 raste janë me oksigjenoterapi, 45 me respirator, kurse 12 të intubuar.
Ai tha se spitalet janë të stërmbushura dhe pret ndihmën e qeverisë për shtimin e kapaciteteve.