Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Ftohja vs. Alergjia: Si mund t’i dalloni?
Ftohja dhe alergjia ndajnë një sërë simptomash të përbashkëta andaj mund të jetë e vështirë të përcaktoni se ku të drejtoheni për ndihmë.
Më poshtë do të bëjmë dallimin e disa simptomave që mund të ju ndihmojnë të bëni dallimin se a jeni ftohu apo vuani nga ndonjë alergji.
Ndërsa ftohja e zakonshme shkaktohet nga një virus, simptomat e alergjisë janë përgjigje të sistemit imunitar ndaj polenit, pluhurit, gëzofit apo diçka tjetër.
Mënyra më e lehtë për të treguar ndryshimin midis të dyjave është përmes kohës sa zgjasin. Një ftohje e zakonshme zakonisht zgjat jo më shumë se dhjetë ditë, ndërsa alergjitë mund t’i dëmtojnë njerëzit për muaj me radhë.
Alergjitë sezonale zakonisht lulëzojnë në të njëjtën kohë çdo vit (sidomos në pranverë) Ndërsa ftohjet janë më të spikatura në dimër dhe në vjeshtë.
Me një ftohje, kollitja dhe bllokimi janë pothuajse gjithmonë të dukshme, ndërsa kruajtja e gojës, syve dhe fytit janë tregues i lehtë i alergjive.
Lloji i mukusit që lidhet me secilën është gjithashtu i veçantë. Një mukus i verdhë zakonisht shoqëron një ftohje, ndërsa njerëzit me alergji kanë një mukus më të hollë.
Simptoma të tjera unike për të ftohtin e zakonshëm përfshijnë dhimbjet e muskujve, lodhjen dhe ethe, ndërsa teshtimi gjatë gjithë ditës zakonisht tregon për alergjinë në polen.
I ftohti i zakonshëm:
E zakonshme: Kollë, dhimbje të fytit, hundë që rrjedh / e mbushur, teshtimë
Ndonjëherë: Lodhje, marramendje / dhimbje
Rrallë: Ethet, kruarje e syve
Alergjia:
E zakonshme: Kruarje e syve, hundë që rrjedh / e mbushur, teshtimë
Ndonjëherë: Kollë, dhimbje të fytit, lodhje
Asnjëherë: Ethet, dhimbje
Të kuptosh se çfarë po na bën të ndihemi keq është vetëm gjysma e betejës. Për të ndihmuar në parandalimin e një ftohjeje, mos harroni të lani shpesh duart dhe qëndroni larg nga të tjerët që janë të sëmurë – ftohjet janë ngjitëse. (Për dallim nga alergjitë.)