Tuesday, May 24, 2022

Maskë dhe këshilla për flokët e yndyrshme

Keni flokë të pashendetshem e që yndyrosen shpejt? Provoni këtë maskë: 2 vezë, lëng limoni dhe 3 lugë kos.

Bashkoni përberesit derisa të formohet një masë e trashë kremoze. Aplikojeni maskën vetëm në rrënjë. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta. Lajini me pas me shampon tuaj.

Pse funksionon kjo maskë?

Vezët – ndihmojnë flokun tuaj të rritet shpejt dhe i fortë pasi janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme, vitamina, sulfur si dhe biotinë e ujë. Çdo gjë që ka nevoj një flok të jetë i dendur e i shëndetshëm.

Kosi – hidraton, ushqen skalpin e acaruar apo të thatë. Skalp i shëndetshëm = Flokë të shëndetshme.

Limoni – ka tendencën të tkurre folikulat e flokut në këte mënyrë reduktohet dhe prodhimi i yndyres! Është perfekt për skalpet me infeksione apo zbokth. Limoni shton një shtresë shkelqimi flokut të pajetë.

Disa keshilla per flokun e yndyrshem!

Mos i lani flokët shpesh, kjo do kohë të mesohesh ama sa më shpesh i lajmë flokët aq më shpejt yndyrosen ato, skalpi prodhon yndyrë më tepër pasi ne e zhveshim atë nga vajrat natyral qe i ka të nevojshëm për tu ushqyer.

Mos perdorni shampon me shume kimikate.

Mosi prekni shpesh floket! Duart tona përveçse të papastra ndikojnë dhe në ngjeshjen e yndyrosjen e tyre.

Mos perdorni balsam që nga rrënja.

- Advertisment -

Lexoni