Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Në këto institucione private mund të kryhen testet për COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka shqyrtuar 34 aplikacione nga mbi 100 sa janë bërë nga institucione private shëndetësore, për lejimin e testimeve për SARS-Cov2.
Është njoftuar se 29 prej këtyre institucioneve janë lejuar të bëjnë testimet. 27 prej tyre testime serologjike e dy teste PCR. Dy laboratorët që bëjnë testet PCR janë në Prishtinë e Lipjan. Këto teste, që janë edhe më të sigurtat, janë bërë deri më tash vetëm nga IKSHPK-ja.
Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2.
“Gjithashtu, nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore”, ka njoftuar MSH-ja.
Me bold (3 dhe 4) janë dy klinikat që kryejnë testet PCR për COVID-19.

