
Keni harruar deodorantin? Mos u shqetësoni mund të përgatisni vetë
Lime nuk përdoret vetem per shotsat e tekiles apo për pijet detox.
E dinit që lime ( limoni i gjelbër)nmund të perdoret si nje deodorant natyral. Acidet e këtij fruti neutralizojnë sekretimet e baktereve që çojnë në arome jo të këndshme djerse.
Si ta përdorim?
Pas dushit presim nje fete lime (ose limon të gjelbër) dhe fërkojmë me lëngun e saj pjesën nën sqetull. E lejojme lëngun te thahet. Kjo mund te funksionoje shume mire brenda 12 oreve, jo me shumë.
Por…
Nuk mund ta perdorni lime menjëherë pasi jeni debiluar sepse mund te shkaktoj irritim të lehtë.
Edhe gjate veres nëse do ekspozohemi në diell, lime nuk reagon mirë ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë djegie të lehtë.
Kështu që lime ngelet të përdoret si një deodorant natyral nëse keni shkruar për një fundjavë dhe keni harruar deodorantin tuaj, ose vetëm gjatë dimrit. Në këtë mënyrë ju ulni nivelin e përbërësve të dëmshëm që mund të përmbajnë deodorantët të paktën gjatë sezonës së ftohtë të vitit.