Sunday, May 29, 2022

Osmani: S’kam biseduar me VV-në për mocionin, koalicioni i paqëndrueshëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se ende nuk ka biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti, inicimin e së cilit kjo parti e bëri ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Kur u pyete nëse kjo parti i ka kërkuar votën për mocionin, ajo shtoi se agjenda e ngjeshur që ka pasur ai ka pamundësuar që të diskutojë me VV-në për këtë cështje.

Osmani në  Mitrovicë gjatë debatit për ambientin me të rinjtë ka thënë se koalicioni qeverisës nuk ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë

“Koalicioni qeverisës nuk ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë sepse siç e dini disa nga votat që janë bërë me presion të drejtpërdrejtë”.

“…njëra nga votat ka qenë me presion antikushtetues, kur për tjetrën do të presim vendimin final nga ana e Gjykatës Kushtetuese nëse ajo do të mund të numërohet”.

“Ende nuk e kemi biseduar këtë çështje për shkak të agjendës së ngjeshur”.

- Advertisment -

Lexoni