Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

RMV ende pa qeveri, takimi mes Zaev dhe Ahmetit përfundon pa rezultat
Edhe 4 ditë kohë kanë partitë politike në RMV për të përmbyllur negociatat në mënyrë që të sigurojnë numrin e nevojshëm prej 61 deputetësh, numër ky i nevojshëm për formimin e qeverisë së re.
Dy partitë që e kanë më të thjeshtë arritjen e shumicës parlamentare LSDM dhe BDI, zhvilluan dje një takim, por që përfundoi pa një marrëveshje. Për mediat vendase dy kryetarët thanë së kanë shumë pika të përbashkëta por kanë akoma shumë dallime për të cilat duhet të merren vesh.
Duke mos bërë të ditur detaje, Zaev dhe Ahmeti thanë se bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ka vullnet do të arrihet epilog pozitiv. Edhe VMRO-DPMNE gjatë kësaj periudhe është në kontakt me të gjitha partitë politike, por pa dhënë detaje rreth këtyre takimeve.
Tashmë që po rrjedh dhe afati 10 ditor nga konsitituimi i parlamentit, dilema mbetet se cili koalicion do të drejtojë vendin. Stevo Pentarovski, presidenti i RMV-së ende nuk ka një emër në tavoline që t’i japë mandatin për formimin e qeverise së re.
Faktori shqiptar mbetet vendimtar. Nga një premtim parazgjedhor, Ali Ahmeti tashmë po i kushtëzon negociatat me postin e kryeministrit shqiptar, qe është propozuar Naser Ziberi. Rreth kësaj çështjeje, Ahmeti ka thënë se bisedimet janë sa afër aq dhe larg. Ai bëri ftesë për takim të përbashkët të bllokut politik shqiptar, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, por deri tani ende nuk ka një reagim nga ana e dy partive shqiptare; Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa.
Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA fitoi 46 deputetë, VMRO DPMNE 44, BDI-15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa-12, E majta dy dhe PDSH-ja një.