Thursday, May 26, 2022

Rreth 100 mijë fëmijë amerikanë u infektuan me virus brenda dy javësh

Gati 100,000 fëmijë amerikanë u testuan pozitivë për koronavirusin gjatë një periudhe dy javore, sipas një raporti të ri të Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Përkatësisht, në dy javët e fundit të korrikut (16-30 korrik), prania e koronavirusit u konfirmua në pak më shumë se 97 mijë fëmijë, përcjell albinfo.ch.

Ka pothuajse 5 milion njerëz të infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më shumë se 338,000 prej tyre janë fëmijë, raporton CBS.

Tina Hartrt nga Universiteti Vanderbilt shpreson që testimi i shtuar i fëmijëve do të ndihmojë në përcaktimin e rolit të tyre në transmetim.

Në New York, qyteti amerikan me sistemin më të madh shkollor, kryetari Bill de Blasio njoftoi kthimin e fëmijëve në shkollë.

“Ekspertët kanë studiuar shembuj nga e gjithë bota për të ruajtur komunitetin shkollor. “Ne së pari duhet të mbrojmë shëndetin dhe pastaj t’i edukojmë fëmijët tanë,” tha De Blasio në një konferencë për shtyp.

- Advertisment -

Lexoni