Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Si t’i shpëtoni xhelozisë, sipas psikologëve
Nuk ke patur kurrë një arsye për të vënë në dyshim ndershmërinë e partnerit, por sërish ndihesh e pasigurtë. Sa herë e sheh atë të flasë në telefon apo të shkruajë mesazhe me dikë, bëhesh paranojake dhe ndjesitë e xhelozisë shfaqen nga hiçi. Kur diçka e tillë kthehet në fiksim, bëhet problem për marrëdhënien, por ndjen që nuk është më në kontrollin tënd. Çfarë duhet bërë për të reduktuar dozën e xhelozisë së panevojshme? Sipas psikologëve, duhet thjesht të ndiqni këshillat më poshtë.
Konsideroji dhe pranoji pasiguritë e tua
Përballu me xhelozinë tënde dhe frikën që ndjen. Kujto gjithë gjërat e bukura që kjo lidhje të ka sjellë dhe gjithë çfarë partneri ka pëlqyer rreth teje. Kujtoji vetes pse të ka zgjedhur ty dhe nëse ndjen xhelozi për dikë që ka qenë në të shkuarën e partnerit/es tënde, bllokoje kudo në mënyrë që të mos i shkaktosh veten ndjesi të këqija. Mos u krahaso kurrë me askënd, sepse jo vetëm që është e panevojshme, por thjesht do të bëjë të ndihesh më keq.
Analizo se prej nga vjen kjo xhelozi
Ti ndoshta ende nuk e ke marrë veten nga një tradhti e së shkuarës, apo fëmijëria jote ka qenë e mbushur me pasigurira. Bisedoje këtë me partnerin dhe mos ki frikë t’i flasësh kaq hapur.
Zhvillo pritshmëri më realiste për marrëdhënien
Eshtë shumë normale që kohë pas kohe njerëzit të tërhiqen nga njerëz të tjerë, edhe nëse janë në një marrëdhënie. Problemi fillon kur partneri/ja nis flirton hapur apo tregon më shumë interes seç duhet për dikë tjetër. Kujtoji vetes që t’i s’mund të kesh kontroll mbi sjelljen e askujt, as të atij që mendon se është gjysma jote më e mirë. Tregohu më realiste dhe empatikë.
Ji i sinqertë me ndjenjat e tua ndaj partnerit
Nëse edhe vetë e ndjen që e ke tepruar me xhelozinë, është koha të bisedosh shtruar me të. Tregoji shkakun e sjelljes tënde, gjërat që të shqetësojnë dhe gjithçka tjetër që për ty është e rëndësishme.
Praktiko mirënjohjen!
Të jesh mirënjohës, i përulur dhe falenderues mund të të bëjë vetëm mirë! Fokusohu tek gjërat pozitive të jetës, shih çfarë partneri bën për ty, jo ato që s’bën. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do të ecë përpara.
Bëj një bilanc të marrëdhënies
Eshtë koha të vendosësh në peshore të mira dhe të këqijat e kësaj lidhjeje. Nëse rezultati anon nga minuset dhe xhelozia po ashtu, është koha të hiqni dorë.
Burimi: Bustle