Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Avantura në natyrë është për të gjithë
Ofrojnë ecje në natyrë, kajak, kamping, çiklizëm malor, ecje nëpër dëborë (snowshoeing), skitouring. Ti vetëm ke për të zgjedhur. Rajonet e preferuara janë Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit, me aktivitete të mundshme në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Çiklizëm & kajak në Drinin e Bardhë
Qendra e Prizrenit nuk është i vetmi atraksion atje. Mund të eksplorosh segmentin tonë të preferuar të Drinit të Bardhë – Kanionin e Nashecit. Nisemi nga qendra e Prizrenit me biçikletë rreth 30-40 minuta. Rruga është piktoreske dhe e qetë. Në Nashec nisim lundrimin me kajake përmes kanionit për 1-2 orë. Kthimi në Prizren nga e njëjta rrugë. Kjo paketë përfshin: guidën, biçikletë me helmetë, kajaken me lopata dhe jelek shpëtimi.

Ecje & çiklizëm në Parkun Kombëtar të Sharrit
A e keni ditur se Malet e Sharrit shtrihen përgjatë kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe prekin edhe Shqipërinë? Gjatë këtij turi një ditor do të shohim nga toka e Kosovës disa liqene të bukura në Maqedoninë e Veriut. Nisja bëhet nga Prizreni, udhëtojmë 30-40 minuta deri në Gurin e Zi. Prej aty nis ecja (hiking) rreth 4 orë (në dy drejtime) për në majën Skarpa ku do të pushojmë dhe shijojmë natyrën. Kthimi në Prizren me biçikletë (90% teposhtëzë). Kjo paketë përfshin guidën, biçikletën malore me helmetë dhe transportin për tek Guri i Zi (Zaplluxhë, Dragash).