Saturday, June 25, 2022

Instituti gjerman: Vaksina kundër koronavirusit në dispozicion qysh në vjeshtë

Instituti kryesor i sëmundjeve infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, por paralajmëroi se mund të zgjasë më shumë për të kontrolluar pandeminë.

“Parashikimet paraprake bëjnë që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e tij të internetit, duke përmendur një përpjekje globale për të sjellë imunizime në treg.

Megjithatë, instituti në fjalë, sipas Reuters, paralajmëroi se “do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh që një vaksinim nga vjeshta e vitit 2020 mund të kontrollojë pandeminë”.

Ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve virale ose sepse produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër, shtoi instituti.

Firma gjermane bioteknike BioNTech (BNTX.O), e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer (PFE.N) mbi një vaksinë të re, të martën përsëriti se synoi të paraqiste autorizim emergjent ose aprovim qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu atë ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që tha se dha miratimin rregullator për një vaksinë COVID-19, pa prodhuar të dhëna për testet në fazën e vonë, gjë që ngriti shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

- Advertisment -

Lexoni