Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Statistikat e të infektuarve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Tri shtetet ballkanike kanë numër relativisht të lartë të infektimeve me Covid
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka dhënë statistikat se vetëm dje janë infektuar 171 persona dhe 13 vdekje.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes, ndërkohë numri i rasteve aktive është 3.988.
Nga ana tjetër edhe Shqipëia është hiq më mirë. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se vetëm dje janë shënuar 5 viktima dhe 140 raste të reja me Covid-19.
Testime totale në Shqipëri janë 46448 teste me rastet pozitive gjithsej janë 6676 dhe raste aktive mbi 3 mijë.
Në Maqedonin e Veriut vetëm dje është shënuar një viktimë, 141 raste të reja me Covid-19, 161 të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.