Monday, June 27, 2022

Zyrtare: Për faj të koronavirusit, Drita humb ndeshjen në tavolinë

UEFA ka vendosur që ndeshja e anuluar ndërmjet Linfieldit dhe Dritës t’i takojë ekipit irlandezo verior me rezultat zyrtar prej 3 me 0, ka konfirmuar Drita përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e Apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0”, ka thënë Drita.

Drita ka shprehur habinë për këtë vendim të UEFA-s.

“Një vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë”, shkruan Drita.

Drita ka shtuar tutje se arsyeja kryesore e këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë (14 gusht), e ku sipas vendimit thuhet se autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e “shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA, organizatore”.

“Jemi thellësisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Ky vendim i UEFA-s vjen pasi një lojtar i Dritës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Për të shpallur ndeshjen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve 2020/21 ndërmjet Dritës dhe Linfieldit, që ishte paraparë të luhej më 11 gusht 2020, si të humbur nga KF Drita, që vlerësohet pra se e ka humbur ndeshjen 3:0 në përputhje me Annex I.2.1 të Rregullores së Ligës së Kampionëve (edicioni 2020/21)”, thuhet në vendimin e UEFA-s.

- Advertisment -

Lexoni