Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 795, ku prej tyre 365 kanë humbur jetën, ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar.
E numri i lartë i vdekjeve ka bërë që Kosova të renditet e para në botë.
Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.
Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja, Brazil, Mali i Zi, Bosnia e kështu me radhë.