Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Mustafa mirëpret takimin në Uashington
Kryetari i Lidhjes Demokratike ka mirëpritur takimin në Washington, që pritet të ndodh më 2 shtator.
“Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut. Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, shkroi Mustafa në Facebook.
Të mërkurën e 2 shtatorit, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të priten në Shtëpinë e Bardhë, nga i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, Këshilltar për Sigurisë Kombëtare i presidentit Trump.
Mirëpo, bashkë me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti, pritet të mos jetë presidenti Hashim Thaçi. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet Grayson Vincent nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Vincent është pyetur nga KOHA nëse ftesa për takim i është dërguar edhe Thaçit, por në përgjigje, zyrtarja amerikane ka përmendur vetëm Hotin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si liderë ndërmjet të cilëve do të zhvillohet takimi.