Detaje nga incidenti në Ferizaj mes Policisë dhe dy qytetarëve
Gjatë mbrëmjes të së premtes në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një gjë e pazakontë. Dy zyrtarë policorë janë përleshur fizikisht në mes të qytetit me dy qytetarë. E kjo ngjarje, ka tronditur mbrëmë Ferizajn. Sipas policisë, rrahja nisi pasi dy qytetarë nuk po i bartnin maskat në publik si dhe refuzuan t’i binden urdhrit të zyrtarëve policorë.
Por, hetime të detajuara për këtë punë tashmë ka nisur Inspektorati Policor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje dhënë Gazetës Express kanë treguar se dy personat e arrestuar nga policia janë dërguar në emergjencë nga vet policia e Kosovës.
“Në Washington do të nënshkruhen marrëveshje ekonomike”
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së pas njoftimit për këtë rast kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Expressit.
Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt.