Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4
Në Beograd presin që në Washington do të nënshkruhen marrëveshje ekonomike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të “angazhohen me intensitet” që në një periudhë më të afërt të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, megjithëse Bashkimi Evropian momentalisht ka “fjalën kryesore” në procesin negociatave.
Për gazetën serb Danas burime diplomatike jo zyrtare kanë thënë se është e mundshme që të nënshkruhet marrëveshje ekonomike në takimin e radhës së ndërmjetësuar nga emisari amerikan Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator.
Sipas pretendimeve të diplomatëve, nuk është reale të pritet që në bisedimet e 2 shtatorit të jetë prezent edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump, por i dërguari i tij Grenell, që është nikoqiri i takimit “ka ambicie të mëdha t’i afroj të dy palët të pajtohen për një hap konkret në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, siç ishte rinovimi i trafikut ajror dhe hekurudhor në relacionin Beograd-Prishtinë, e cila u arrit pajtueshmëri në fillim të vitit”.
Në këtë kontekst, spekulohet se është e mundur që në takimin në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruhet “marrëveshje në fushën ekonomisë”.