Thursday, May 19, 2022

Nisin reduktimet e ujit në Prishtinë, pritet të zgjatë një muaj

Për një muaj në Prishtinë do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Që nga sot e deri më 15 shtator, varësisht zonave, kryeqyteti nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë, edhe pse reduktimet kanë filluar qysh para një muaji, raporton KP.

Zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, thotë se kjo po bëhet për të ruajtur resurset ujore dhe ruajtjen e kualitetit me ujë të pijshëm. Ajo ka treguar edhe se në zonat rurale ujë nuk do të ketë nga ora 16:00 deri në orën 06:00, ndërsa në ato urbane do të ndalet në ora 24:00.

“Duke filluar nga sot ,15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00. Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës”, ka thënë Mjeku.

Ajo shton se disa ndërtesa do të hasin edhe vështirësi në furnizimin me ujë, ndërsa thekson se furnizimi dhe reduktimi varion nga zona.

“Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi. Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit”, ka thënë Mjeku për KosovaPress.

- Advertisment -

Lexoni