Thursday, May 26, 2022

Vdes vëllai i Presidentit Trump

Vëllai i presidentit amerikan, Donald Trump, ka vdekur të shtunën në moshën 71 vjeç, ka shkruar vetë presidenti.

Trumpi e kishte vizituar atë të premten në spitalin e New York-ut, pasi zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë kishin thënë se vëllai i tij, Robert Trump, ishte sëmurë rëndë, raporton AP.

“Me zemër të thyer u them se vëllai im i mrekullueshëm, Roberti, ka vdekur sonte”, ka thënë Trump përmes një deklarate.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ishte shoku im më i mirë. Do të ndjehet mungesa e tij, por do të takohemi prapë. Kujtimet e tij do të jetojnë në zemrën time përgjithmonë. Të dua Robert. Pusho në paqe”, ka shkruar tutje.

Duke mos dhënë detaje më shumë për shkakun e vdekjes, Robert Trump ishte shtruar edhe një herë në spital, në qershor. Ai ishte vënë në njësinë e kujdesit intenziv për më shumë se një javë atë kohë.

Trump kishte thënë se ai po kalonte kohë të vështirë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ai njihet si mbështetës i madh i të vëllait që nga koha kur kishte kandiduar dhe fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

- Advertisment -

Lexoni