Wednesday, May 25, 2022

4 modele flokësh që po ju japin dhimbje koke

Dhimbja e kokës mund të vijë për arsye të ndryshme: stresi, presioni i lartë i gjakut, një dëmtim, madje edhe nga moti. Një arsye tjetër pse mund të keni dhimbje koke, është edhe mënyra se si ju kapni flokët. Disa modele flokësh mund të ushtrojnë presion mbi kokën tuaj, duke bërë të ndjeni gradualisht dhimbje.

Nën folikulat e flokëve tuaj dhe në kokën tuaj ka nerva shumë të ndjeshëm që mund të ndjejnë dhimbjen. Një bisht mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi në nerva, gjë që rezulton në dhimbje koke. Kjo gjendje mjaft e zakonshme, njihet dhe si sindroma e “ponytail headache”.

– Shiritat rreth kokës (Headbands)

Edhe njerëzit që përdorin headbands mund të kenë gjithashtu dhimbje koke. Presioni i vazhdueshëm në ballë dhe në zonën e kokës ju shkakton dhimbje, që konsiderohet si “dhimbje koke e jashtme”. Nëse aksesori juaj është shumë i ngushtë, evitojeni atë.

4 modele flokësh që po ju japin dhimbje koke

– Gërshtetat e shtrënguar shumë (Tight Braids)

Gërshetat e kapur fortë pas koke mund të shkaktojnë gjithashtu një dhimbje koke të jashtme. Kur flokët tuaj janë të shtrënguar shumë, ushtrohet presion në kokë dhe përveçse kjo dëmton flokët, shkakton edhe dhimbje.

4 modele flokësh që po ju japin dhimbje koke

– Zgjatimet e flokëve (Hair Extensions)

Me flokët extension mund të dukeni bukur, por ato mund t’ju japin gjithashtu dhimbje të fortë koke. Shtimi i një peshe aq të madhe në flokët tuaj krijon tension në kokë dhe tërheqja e tepërt e skalpit dhe gjëndrave të flokëve, bën që nervat në lëkurën e kokës të bëhen të ndjeshme. Ndryshe nga çdo model tjetër, zgjatimet e flokëve ushtrojnë presion të vazhdueshëm në kokën tuaj.

4 modele flokësh që po ju japin dhimbje koke

– Si ta lehtësoni dhimbjen e kokës:

– Masazhoni butësisht zonën e kokës dhe skalpit, veçanërisht aty ku keni dhimbje.

– Shmangni aksesorët e tepërt dhe të rëndë të flokëve.

– Provoni modele flokësh që nuk ushtrojnë shumë presion mbi skalp.

– Flini mjaftueshëm.

Mos harroni se herë pas here, në raste të caktuara, apo edhe për qejf, mund t’i thyejmë këto “rregulla” dhe t’i stilojmë flokët si të duam ne.

Burimi:Bright Side

- Advertisment -

Lexoni