Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Kryeministri Hot thotë se mësimi online do të mbetet aktiv
Kryeministri Avdullah Hoti tha sot se prej 1 shtatorit, mësimi online do të mbetet gjithnjë aktiv ndërsa sipas tij, komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht prej kushteve në shkollat e tyre.
Ai e bëri këtë koment pas një takimi që zhvilloi paradite me zëvendëskryeministrat, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij lidhur me fillimin e vitit shkollor.
Hoti shtoi se Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.
“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv, ndërsa janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Po ashtu, do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë”, shkroi Hoti në Facebook.
Hoti gjithashtu theksoi se mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të ketë listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.
Sipas tij edhe Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.